Flash News

Rajoni

Mediat kroate: Në përleshjen me tifozët anglezë në Gjermani, u përfshi edhe djali i Vuçiç

Mediat kroate: Në përleshjen me tifozët anglezë në

Mediat kroate kanë publikuar video nga përleshja e ashpër fizike e ndodhur pasditen e djeshme në Gelsenkirchen, midis tifozëve serbë dhe atyre anglezë.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video që tregon se Danilo Vuçiç, ka dashur të marrë pjesë në përleshje, por është mbajtur nga krahu nga disa bodigardë që e shoqëronin.

Sipas mediave kroate, ishte njësia speciale “Cobra” që e shoqëroi djalin e Aleksandër Vuçiç dhe nuk ju nda për asnjë moment.

Mediat përfolën edhe përfshirjen e një grupi shqiptarësh në përleshje.

 

Të fundit