Flash News

Rajoni

Mediat maqedonase: Bullgaria nuk heq dorë nga bllokimi i negociatave për Maqedoninë e Veriut

Mediat maqedonase: Bullgaria nuk heq dorë nga bllokimi i negociatave

Parlamenti Evropian është mbledhur këtë të martë, për të diskutuar çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në Bashkimin Evropian.

Media maqedonase MIA, raporton se përfaqësuesit bullgarë nuk do të shprehen pro hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut, duke mos patur ndërmend të tërhiqen nga vendimi që kanë marrë prej kohësh.

Mediat maqedonase kanë raportuar se përfaqësuesit bullgarë nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga vendimi që kanë marrë prej kohësh.

Një prej tyre thotë për MIA se BE nuk e ka kuptuar ende thellësinë e problemit mes dy vendeve, por theksojnë se mosmarrëveshja është çështje evropiane.

"BE nuk e kupton thellësinë e problemit midis Shkupit dhe Sofjes. Kjo mosmarrëveshje është një çështje evropiane. Bullgaria është në një situatë specifike për shkak të zgjedhjeve të ardhshme në korrik”.- tha ai.

Vendet e tjera të BE-së, përveç Bullgarisë janë shprehur pro çeljes së negociatave për Maqedoninë e Veriut, madje nuk ka asnjë dhe kundër Shqipërisë, por kjo e fundit mund ta pësojë nga ngërçi që kanë Bullgaria me Maqedoninë e Veriut.

Të fundit