Flash News

Rajoni

Meloni: Gati të aktivizojmë qendrat e emigrantëve në Shqipëri

Meloni: Gati të aktivizojmë qendrat e emigrantëve në

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka deklaruar se qendrat për pritjen e emigrantëve në Shqipëri janë të gatshme për funksionim.

Duke komentuar këtë çështje në një konferencë vjetore me gazetarët, Meloni theksoi se pavarësisht pengesave të përkohshme, plani mbetet një prioritet për qeverinë e saj.

“Për sa na përket neve, qendrat në Shqipëri janë gati për të funksionuar. Fatmirësisht, vitin e kaluar zbarkimet u ulën me 60% dhe ditët e fundit pothuajse janë zhdukur. Por qendrat janë gati të aktivizohen,” deklaroi Meloni.

Ajo shtoi se Gjykata e Drejtësisë së BE-së pritet të shqyrtojë çështjen në shkurt, ndërsa shumica e vendeve anëtare të BE-së kanë shprehur mbështetjen për këtë plan.

Marrëveshja për këto qendra u arrit vitin e kaluar mes Melonit dhe kryeministrit, Edi Rama, duke parashikuar transferimin në Shqipëri të emigrantëve të parregullt që mbërrijnë në Itali. Ky plan sipas Melonit ka për qëllim të dekurajojë nisjet e emigrantëve nga Afrika drejt brigjeve italiane.

Të fundit