Flash News

Rajoni

Merkel shkon në Beograd, pritet të takojë Vuçiçin; nesër udhëton drejt Tiranës

Merkel shkon në Beograd, pritet të takojë Vuçiçin;
Angela Merkel dhe Aleksandër Vuçiç

Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të vizitojë sot Beogradin, ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç për çështje politike, ekonomike dhe rreth integrimit europian.

Pas takimit pritet dhe një konferencë e përbashkët e Merkel me Vuçiç. Në Beograd, ajo do të takohet gjithashtu me përfaqësuesit e shoqërisë civile nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ndërsa nesër, Merkel do të udhëtojë drejt Tiranës, ku do të diskutojë rreth të njëjtave çështjeve me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Ajo do të takojë në Tiranë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe do të zhvillojë bisedime dypalëshe me ta.

Kjo është vizita e fundit e Merkel jashtë vendit, para se ajo të largohet nga drejtimi i politikës gjermane.

Të fundit