Flash News

Rajoni

Mesazhe të forta nga Serbia për procesin e dialogut, Vuk Jeremiç: Nuk do e njohim kurrë pavarësinë e Kosovës

Mesazhe të forta nga Serbia për procesin e dialogut, Vuk
Kryetari i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiç

Kryetari i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiç, ka kritikuar qeverinë për nisjen e dialogut Serbi-Kosovë, duke deklaruar se partia e tij nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.

Vuk Jeremiç ka urdhëruar anëtarët dhe aktivistët e Partisë Popullore serbe që të shpalosin programin e partisë, pjesë e të cilit është edhe mosnjohja e Kosovës.

“Shtylla kurrizore e programit tonë është një ekonomi e bazuar në sipërmarrjen private vendase, në vend të ekonomisë aktuale të partisë. Ne duam që Serbia të organizohet si një shtet modern evropian, si Republika Çeke ose Austria. Ne besojmë se detyra më e rëndësishme e shtetit është të sigurojë sigurinë, rendin, shtetin e së drejtës dhe drejtësinë shoqërore. Ne do të mbështesim pa kompromis barazinë dhe lirinë e zgjedhjes dhe fjalës së të gjithë qytetarëve të Serbisë. Në fund, qëndrimi ynë i qartë është se Serbia nuk duhet kurrë dhe në asnjë formë të njohë Kosovën dhe Metohinë si një shtet të pavarur”, tha Jeremiç.

Të fundit