Flash News

Rajoni

‘Mini-Shengeni’, Vuçiç poston foto me Ramën dhe Zaev: Ky është një hap i madh drejt së ardhmes

‘Mini-Shengeni’, Vuçiç poston foto me Ramën dhe

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga takimi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në Shkup.

Krahas fotos, Vuçiç është shprehur se hapi që po ndërmarrin për “Mini-shengenin” është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e rajonit, pasi sipas tij do të sjellë stabilitet dhe shumë gjëra që janë të rëndësishme për të ardhmen e rajonit. 

“Ky është një hap i madh drejt së ardhmes! Një aspekt i rëndësishëm që kontribuon në konsolidimin e mëtejshëm të paqes, bashkëpunimit më të mirë dhe më të ngushtë midis popujve tanë. Kjo do të sjellë stabilitet dhe shumë gjëra që janë të rëndësishme për të ardhmen e rajonit. 

Ne kemi plane të përbashkëta për një agjendë të gjelbër, ide se si të përfitojmë nga industrializimi i vendeve tona dhe të tërheqim më shumë investitorë, me një treg të vetëm të punës.

Gjëra të mëdha dhe të rëndësishme për të gjithë ne! E gjithë kjo do të forcojë popujt tanë, ekonomitë tona dhe kështu do të sigurojë një standard më të mirë jetese për njerëzit tanë”, shkruan Vuçiç.  

Të fundit