Flash News

Rajoni

Ministri i Jashtëm grek Dendias: Çështja e detit në Hagë, pas zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri

Ministri i Jashtëm grek Dendias: Çështja e detit në

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, në një intervistë për mediat greke ka thënë se “Marrëveshja me Shqipërinë për ta çuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, në lidhje me caktimin e zonave detare, do të jetë gati pas zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri”.

Ministri i Jashtëm grek Dendias: Çështja e detit në

Ministri grek Dendias tha se zgjerimi i ujërave territoriale përtej Jonit, do të bëhet kur të gjykohet e përshtatshme.

Dendias u shpreh se projektligji do të votohet në mbledhjen e parë të Parlamentit, duke shtuar se Greqia ka bërë zgjerime gjithmonë me mjete paqësore dhe mbi bazën e së drejtës ndërkombëtare.

“Projekt-ligji përkatës do të futet në Parlament shumë shpejt. Dhe do të votohet menjëherë. Ky zgjerim është një e drejtë e patjetërsueshme e vendit tonë!”

Kjo deklaratë e ministrit të Jashtëm grek vjen dy ditë pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Athinë.

Të fundit