Flash News

Rajoni

Ministri i jashtëm i RMV: Nëse dikush dëmtohet nga “Ballkani i Hapur”, s'do të jemi pjesë e nismës

Ministri i jashtëm i RMV: Nëse dikush dëmtohet nga

Ministri i Punëve ta Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se nëse nisma “Ballkani i Hapur” do të dëmtojë të paktën një nga shtete e Ballkanit Perëndimor, atëherë Shkupi do të tërhiqet nga grupi.

“Ne, si Maqedoni Veriut nuk do të lejojmë që ndonjë shtet tjetër të dëmtohet. Ne konsiderojmë se nëse dikush do të dëmtohet, mendoj këtu edhe për Kosovën për shkak të pikëpamjeve të saj ndaj kësaj nisme, atëherë ne nuk do të marrim pjesë në këtë nismë. Ne do të jemi gardianë të mbrojtjes së cilit do shtet në Ballkanin e Hapur”, ka deklaruar Osmani.

Osmani tha se nisma në fjalë synon bashkëpunim të thelluar mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, por që të jetë i tillë, do të duhet prezenca e të 6 shteteve në nismë.

“Ballkani i Hapur është një nismë organike, një nismë e vendeve të rajonit, që krijon ndjesinë se ne edhe vet mund të bashkëpunojnë pa na ftuar dikush tjetër në ndonjë nismë tjetër. Por, problem i Ballkanit të Hapur është se aty nuk janë të gjitha gjashtë shtetet”, tha Osmani.

“Ballkani i Hapur” është një nismë vazhdim e Mini-Shengenit të prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019. Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë tre shtetet të cilat e ndërmorën si nismë dhe janë pjesë e saj.

Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi nuk kanë pranuar të bashkohen, megjithëse kryeministri në detyrë malazez Dritan Abazoviç ka qenë në dy takime të “Ballkanit të Hapur”.

Të fundit