Flash News

Rajoni

Ministri i Jashtëm kroat paralajmëron: Ka potencial serioz për destabilitet në Ballkanin Perëndimor

Ministri i Jashtëm kroat paralajmëron: Ka potencial serioz për

Rusia mbush sot plot 58 ditë prej kur nisi sulmet pushtues mbi Ukrainë më 24 Shkurt të këtij viti. Pavarësisht përpjekjeve dhe bisedimeve të vazhdueshme për të arritur paqe, negociatat kanë qenë të pasuksesshme.

Teksa Ukraina ndodhet nën pushtimin rus, vështrimi hidhet nga vendet e Ballkanit Perëndimor si një nga rajonet më të rrezikuara nga agresioni rus.

Ministri i Jashtëm kroat Gordan Grlić Radman ka paralajmëruar se Ballkani Perëndimor ndodhet para një potenciali serioz për destabilitet. Kjo për shkak se sipas Radman, Ballkani është një terren ku testohen rivalitetet gjeostrategjike, raporton Euractiv.

Në një deklaratë për mediet, pas bisedimeve me homologen e tij bullgare Teodora Gençovska, ai tha se ata ranë dakord se ishte e nevojshme të bënin gjithçka në mënyrë që pasojat e agresionit rus në Ukrainë të mos përhapen në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore.

“Ekziston ende, për fat të keq, në një farë kuptimi, një potencial serioz për të krijuar jostabilitet duke pasur parasysh se Ballkani Perëndimor është, në një farë kuptimi, një terren testimi për rivalitete të ndryshme gjeo-strategjike,” tha Grlić Radman.

Të fundit