Flash News

Rajoni

Ministri i Jashtëm malazez: ‘Bota serbe’ është një kopje e zbehtë e ‘botës ruse’

Ministri i Jashtëm malazez: ‘Bota serbe’ është

Ministri i Jashtëm serb Gjorgje Raduloviç e ka cilësuar botën serbe ‘një kopje të zbehtë’ të botës ruse, duke theksuar se Mali i Zi do të ofrojë mbështetje vetëm për botën evropiane.

I pyetur nëse qeveria malazeze është ndodhur ndonjëherë nën kërcënim nga daljet që aludojnë ideologjinë serbe, ministri u shpreh se Mali i Zi si anëtare e NATO-s mbështet bashkëpunimin mbi bazat e gjuhës, kulturës dhe arsimit.

“Unë besoj se kjo është një nismë, një ide e inicuar nga Ministri i Brendshëm i Serbisë Aleksandar Vulin, nëse nuk gaboj. Unë besoj se kjo është një kopje e zbehtë e diçkaje të quajtur ‘paqja ruse’, pra ‘bota ruse’”, tha kreu i diplomacisë malazeze, sipas Telgrafi.

Raduloviç shtoi se pozicionimi i ‘botës ruse’ ka për qëllim të bëjë së bashku të gjitha vendet ku flitet gjuhës ruse. Ndërsa, sipas tij, perceptimi i ministrit serb Vulin shkon më tepër se kaq duke shtruar edhe disa ‘teza të rrezikshme’.

“Është sikur, për shembull, Serbia është atdheu i të gjithë serbëve, që Vuçiç është presidenti i të gjithë serbëve, madje ka dhe thotë disa ide të rrezikshme për ndonjë të ardhme, rishikim të mundshëm të kufijve që mund të çojnë në paqëndrueshmëri”, tha ai.

 

Të fundit