Flash News

Rajoni

Ministri i ri shqiptar në Malin e Zi: Tërheqja e njohjes së Kosovës, mision i pamundur

Ministri i ri shqiptar në Malin e Zi: Tërheqja e njohjes së

Fatmir Gjeka do të jetë ministri për të drejtat e njeriut dhe minoriteteve në qeverinë e re të Malit të Zi.

Gjeka tha se ka shumë pak shanse që Mali i Zi ta tërheqë njohjen për Kosovën dhe se me informacionet që kanë, ky është “mision i pamundur”.

Për të ardhur te ajo ka shanse shumë të vogla, shanse minimale. Ajo është vetëm teorike, hipotetike. Me atë çfarë kemi përvojë politike, me çfarë kemi njohuri dhe me çfarë jemi në kontakt me shumicën dërrmuese, për të ardhur te ajo është e vështirë, një mision i pamundur”, tha ai mbrëmë në Euronews Albania.

Gjeka tha se subjektet pro-serbe po akuzohen se si kanë pranuar një qeveri pro-NATO.

 

Të fundit