Flash News

Rajoni

Ministri kroat i Mbrojtjes përfshihet në aksident, një viktimë

Ministri kroat i Mbrojtjes përfshihet në aksident, një

Ministri kroat i Mbrojtjes, Mario Banozic është përfshirë në një aksident rrugor mëngjesin e së shtunës në dalje nga Vinkovci. 

Automjeti me të cilin udhëtonte ministri është përplasur me një furgon dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i kësaj të fundit.

Zëdhënësi i qeverisë, Marko Miliç ka konfirmuar aksidentin dhe ka bërë të ditur gjendjen shëndetësore të Banozic.

“Ministri ka lëndime të rënda, sipas vlerësimeve të para, jeta e tij është jashtë rrezikut”, tha ai. Sipas informacioneve jozyrtare, ai ka lëndime në kokë, në gjoks dhe ka thyer këmbën.

Sipas asaj që kanë raportuar mediat kroate, dyshohet se aksidenti ka ndodhur kur ministri ka parakaluar një kamion në rrugë dhe është përplasur kokë me kokë me automjetin tjetër që po vinte përballë.

Të fundit