Flash News

Rajoni

Ministri serb: Do të marrim armët më të fundit nga Rusia, çdo rusofobi është serbofobi

Ministri serb: Do të marrim armët më të fundit nga Rusia,

Ministri i Brendshëm i Serbisë Aleksandar Vulin deklaroi se ushtria dhe policia serbe do të marrin edhe armët më të fundit nga Rusia.

Sipas Gazta Express, Vulin nuk ka dhënë më shumë detaje për agjencinë RIA Novosti por theksoi se ushtria dhe policia serbe bazuar në marrëveshjet dhe kontratat e mëparshme me Rusinë, do të bëhen “shumë të forta”.

“Ne nuk mund të flasim për këtë derisa të ndodhë. Por, është absolutisht e sigurt se ushtria dhe policia do të blejnë teknologjitë më moderne, përfshirë ato të prodhuara nga Federata Ruse”, tha Vulin.

Ministri i Brendshëm serb përsëriti se Serbia nuk do të bashkohet me NATO-n dhe nuk do të mbështesë asnjë sanksion kundër Rusisë.

Ai përsëriti se Serbia nuk do të bashkohet me NATO-n dhe nuk do t’i mbështesë sanksionet kundër Rusisë, transmeton Express.

“Për sa kohë që Aleksandar Vuçiq është president i Serbisë dhe përderisa unë jam në strukturat e sigurisë, Serbia nuk do të bëhet anëtare e NATO-s dhe ne do të kujdesemi rreptësisht për ruajtjen e neutralitetit tonë ushtarak. Historia ka treguar se çdo rusofobi është edhe serbofobi. Nuk ka ndodhur që dikush ta sulmojë Rusinë pa e sulmuar Serbinë, ky është rregulli”, shtoi Vulin.

 

Të fundit