Flash News

Rajoni

Ministri serb: Ekziston rreziku i vrasjes së presidentit Vuçiç

Ministri serb: Ekziston rreziku i vrasjes së presidentit

Ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, ka thënë sot se ende ekziston rreziku i vrasjes së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Përderisa (Radoje) Zviter është i lirë, vrasja e Vuçiçit është e mundur. Ne nuk e dimë se kush qëndron pas klaneve dhe derisa kjo të zbulohet, kërcënimi për jetën e presidentit rritet çdo ditë”, tha Vulin për Happy TV.

Radoje Zvicer konsiderohet një nga krerët e klanit Kavaç, i cili akuzohet për organizimin dhe urdhërimin e disa vrasjeve në territorin e Malit të Zi dhe vendeve të tjera.

Vulin shtoi se në rastin e klanit Veljko Belivuk është vërtetuar aktakuza për shtatë vrasje.

“Një nga të pandehurit ka pranuar se ka vrarë pesë persona dhe do të ketë më shumë viktima, jam i sigurt për këtë”. Sa i përket policisë, ne e bëmë punën tonë”, tha Vulin.

Të fundit