Flash News

Rajoni

Ministri serb: Serbia nuk ka nevojë për rusët, që të kthehet me forcë në Kosovë

Ministri serb: Serbia nuk ka nevojë për rusët, që të

Ministri i Brendshëm rus Aleksandër Vulin deklaroi se Serbia nuk ka nevojë për rusët që të kthehet me forcë në Kosovë. Sipas tij, as ai dhe as Vuçiç nuk po planifikojnë që të kërkojnë ndihmë as nga rusët dhe as nga të huaj të tjerë.

“As presidenti Vuçiç dhe as unë nuk po përgatisim apo kërkojmë vullnetarë rusë. Nëse Serbia dëshiron që me forcë të kthehet në veri dhe jug të Kosovës, nuk do të kishte nevojë për rusët apo ndonjë të huaj tjetër, mjaftojnë serbët e lindur në Kosovë”, tha Vulin.

Vulin ka hedhur poshtë deklaratat e ish-komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës Kadri Kastrati se Serbia është duke rekrutuar mercenarë rusë, për t’i sjellë në veri të Kosovës.

“Kur frika dhe një ndërgjegje e papastër flasin me shqiptarët, ata zakonisht përgojojnë për agresionin serb dhe rrezikun rus dhe fillojnë të ankohen se sa i rrezikshëm është Vuçiçi, ” tha Vulin.

Të fundit