Flash News

Rajoni

Ministrja e Malit të Zi: Ballkani i Hapur nuk garanton status të barabartë për pjesëmarrësit

Ministrja e Malit të Zi: Ballkani i Hapur nuk garanton status të

Ministrja e Çështjeve Evropiane të Malit të Zi, Jovana Maroviq, tha se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të fokusohen në procesin e Berlinit dhe në kuadër të tij të përdorin praktikat e mira të nismës së Ballkanit të Hapur.

Nëse jemi tashmë në procesin e Berlinit, të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, nëse po ecim përpara me Tregun e Përbashkët Rajonal dhe nëse Ballkani i Hapur në një farë mënyre mbivendoset me këtë, atëherë qëllimi është që të kombinohen dy iniciativat”, tha Maroviq, gjatë panelit “Ballkani i Hapur dhe Procesi i Berlinit – Labirinti i Bashkëpunimi Rajonal”, në Konferencën e Sigurisë në Beograd.

Ajo shpjegoi se nuk ka qëndrim zyrtar të Qeverisë së Malit të Zi për Ballkanin e Hapur dhe se elitat politike po e politizojnë këtë çështje.

Sipas ministres malazeze, në qeveri ka një shumicë partish që aktualisht janë pro Ballkanit të Hapur, por analiza e ministrisë së drejtuar prej saj tregon se “nuk ka nxitim” për anëtarësimin e Malit të Zi.

Kjo analizë tregon se nisma e Ballkanit të Hapur nuk ka ende rezultate të mëdha, nuk ka asnjë mekanizëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe nuk ka një marrëveshje kornizë që do të garantonte status të barabartë për të gjithë pjesëmarrësit.

 

Të fundit