Flash News

Rajoni

“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan

“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre

Departamenti amerikan i Shtetit ka përfshirë në listën e zezë tre zyrtarë të lartë në Ballkan.

Sipas njoftimit të DASH, janë shpallur non grata ish-kreun e komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, për shkak të përfshirjes së tij në akte korruptive dhe në minimin e sundimit të ligjit . 

“Gjatë detyrës së tij zyrtare si kryetar i komunës së Kaçanikut, Zharku u përfshi në akte korruptive, duke përdorur pozitën e tij për të ndërhyrë në proceset e prokurimit, që në mënyrë të paligjshme të jepte leje për ndërtime në pronat komunale, për të përfituar vetë dhe bashkëpunëtorët e tij”, tha DASH-i.

Në listën e sanksioneve janë shtuar edhe disa zyrtarë të tjerë nga Ballkani Perëndimor. Aty është futur kryetari aktual i Karposhit të Maqedonisë së Veriut, Stevco Jakimovski, dhe ish-prokuroria speciale e Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva.

 “DASH-i do të vazhdojë të përdorë të gjitha autoritetet që ka për të promovuar llogaridhënie për aktorët e korruptuar në rajon dhe botë”, thuhet në njoftim.

 

Të fundit