Flash News

Rajoni

Miroslav Lajçak merr post të ri, emërohet këshilltar i kryeministrit sllovak

Miroslav Lajçak merr post të ri, emërohet këshilltar i

Ish-përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka marr post të ri.

Ai është emëruar si këshilltar i kryeministrit sllovak, Robert Fico, për çështjet që kanë të bëjnë me Ballkanin Perëndimor, tha Presidenti Peter Pellegrini në një konferencë për shtyp gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri të premten.

Për këtë, Pellegrini ka njoftuar presidentin shqiptar Bajram Begaj gjatë bisedimeve të së premtes në Tiranë.

“E informova presidentin se ish-Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është bërë këshilltar i kryeministrit për çështjet e sigurisë në rajon”, tha Pellegrini, duke shtuar se qeveria shqiptare ka një person të afërt me qeverinë sllovake për dialog, raporton agjencia sllovake e lajmeve TASR.

Lajçak shërbeu si i dërguari special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi.

Të fundit