Flash News

Rajoni

Mitsotakis pret për drekë Ramën në shtëpinë e tij, mediat greke zbardhin prapaskenat: Ç’u diskutua dhe kush ishte është gruaja që i shoqëroi  

Mitsotakis pret për drekë Ramën në shtëpinë e tij,
Kryeministri Edi Rama duke drekuar ne shtepine e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka pritur për drekë në shtëpinë e tij, homologun shqiptar Edi Rama.

Mediat greke kanë zbardhur detaje nga takimi, se çfarë u diskutua mes tyre në shtëpinë e kryeministrit.

“Kyriakos Mitsotakis dhe Edi Rama shprehën kënaqësinë për përmirësimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve dypalëshe gjatë një dreke të shtruar për nder të Kryeministrit të Shqipërisë, në prani të Ministrit të Jashtëm Nikos Dendias.

Sipas burimeve qeveritare, darka përfshiu një përmbledhje të marrëdhënieve greko-shqiptare. Z. Mitsotakis dhe Z. Rama diskutuan gjithashtu zhvillimet në Ballkan dhe perspektivën Evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe pandeminë e koronavirusit”, shkruan liberal.gr.

Në këtë takim, mori pjesë edhe Eleni Sourani, ambasadore dhe drejtore e Zyrës Diplomatike të Kryeministrit.

Mitsotakis pret për drekë Ramën në shtëpinë e tij,

Më herët, Kryeministri shqiptar u takua me Ministrin e Jashtëm Nikos Dendias, ku diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe zhvillimet e fundit rajonale, siç theksoi vetë Ministri në Tëitter.

Kujtojmë po ashtu se kryeministri Rama u nis në Greqi menjëherë pas vizitës dy-ditore në Ankara, ku u prit nga presidenti Rexhep Tajip Erdogan me një ceremoni speciale.

Të fundit