Flash News

Rajoni

Mitsotakis thirrje nga Brukseli: Beleri duhet të bëjë betimin si eurodeputet

Mitsotakis thirrje nga Brukseli: Beleri duhet të bëjë betimin si

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis është ndalur në çështjen e Fredi Belerit pas përfundimit të punimeve të Samitit të Këshillit Europian në Bruksel.

Mitsotakis tha se ai, edhe pse është në burg në Shqipëri, do të duhet të bëjë betimin si eurodeputet dhe të marrë pjesë në votimin për Presidentin e Komisionit Evropian.


“Patëm rastin të diskutonim këtë çështje në takimin e Partisë Popullore Evropiane dhe e bëmë këtë sepse ishte e pranishme edhe kryetarja e Parlamentit Evropian, znj. Metsola.

Shikoni, e marr si të mirëqenë, që Fredi Beleri do të jetë në Strasburg për të marrë zyrtarisht detyrën e tij si eurodeputet dhe padyshim do të marrë pjesë edhe në votimin jashtëzakonisht vendimtar për zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm të Komisionit Evropian. Nuk do të them asgjë më shumë, por mendoj se është krejtësisht e arsyeshme dhe e vetëkuptueshme që kjo të ndodhë”, tha ai.

Të fundit