Flash News

Rajoni

Moti i keq në Greqi shkakton dy viktima, përmbytje dhe kaos në disa zona

Moti i keq në Greqi shkakton dy viktima, përmbytje dhe kaos në

Moti i keq që ka përfshirë Greqinë gjatë orëve të fundit ka shkaktuar pasoja të rënda, duke marrë jetën e dy personave dhe duke sjellë dëme të konsiderueshme materiale në disa rajone të vendit, raportojnë mediat greke. 

Viktima e parë është një roje bregdetare, i cili humbi jetën në zonën Astros të Peloponezit, teksa po përpiqej të lidhte dhe të siguronte motoskafin e shërbimit për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit. Sipas autoriteteve, ai u mbyt gjatë operacionit, ndërsa deti ishte i trazuar dhe era shumë e fortë.

Viktima e dytë është një grua, e cila u gjet e pajetë në zonën e Glifadhës, në Athinë. Dëshmitarë okularë kanë deklaruar se ajo u godit nga një automjet që ishte rrëmbyer nga vërshimet e ujit si pasojë e reshjeve të shumta të shiut që ranë gjatë mbrëmjes së së mërkurës.

Stuhia ka prekur pothuajse të gjithë territorin grek. Dëme të shumta janë raportuar në ishullin e Gavdos, në jug të Kretës, si dhe në shumë zona të Peloponezit, Atikës dhe Evias. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të rrugëve dhe kryqëzimeve, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve.

 

Të fundit