Flash News

Rajoni

Moti u keq në Itali, tre viktima e 4 të zhdukur deri tani

Moti u keq në Itali, tre viktima e 4 të zhdukur deri tani

Moti i keq me reshje shiu dhe stuhi shkaktoi përmbytje në pjesën më të madhe të Toskanës, si pasojë e stuhisë Ciarán.

Për pasojë, janë bllokuar banorët në shtëpitë e tyre, janë përmbytur spitalet dhe qindra makina.

Mediat vendase raportojnë se të paktën tre persona humbën jetën, duke e çuar në 10 numrin e të vdekurve nga stuhia në Evropën Perëndimore.

Personat që humbën jetën në Toskanë janë një burrë 85-vjeçar i gjetur në katin e përmbytur të shtëpisë së tij pranë qytetit të Prato, në veri të Firences, dhe një grua 84-vjeçare që vdiq duke u përpjekur të nxirrte ujin nga shtëpia e saj në të njëjtën zonë. Viktima tjetër u raportua në Livorno.

Po ashtu, të paktën tre persona u zhdukën të premten në Toskanë dhe një person u raportua i zhdukur në malet e Venetos, në veri të Venecias. Rajone të tjera ishin në gatishmëri të lartë dhe autoritetet paralajmëruan se stuhia po shkonte drejt Italisë jugore.

Të fundit