Flash News

Rajoni

Ç’mund të ndodhë nëse nuk ndryshohet Kushtetuta e MV-së? Përgjigjet Varhelyi

Ç’mund të ndodhë nëse nuk ndryshohet Kushtetuta e

Në Bruksel po mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe BE. I pyetur se çfarë mund të ndodhë, nëse MV nuk e ndryshon Kushtetutën, komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi tha se ndryshimet duhet të ndodhin.

Sipas tij, nëse fillojnë polemikat mes partive, nuk do të ketë përparim. Ndryshimet në Kushtetutë mund të zgjasin nga disa muaj deri në dy vjet.

“Mendoj se është e qartë se ndryshimet kushtetuese do të duhet të ndodhin. Ekziston një përkushtim i qartë i marrë jo vetëm nga qeveria e Maqedonisë së Veriut, por edhe nga Parlamenti, prandaj mendoj dhe pikërisht për këtë thashë se kjo është mënyra më demokratike.

Shpresoj që tani e tutje, të gjitha partitë, përfshirë edhe opozitën, të punojnë për të ardhmen evropiane dhe të mos fillojnë polemika dhe të ngjallin emocione që nuk do ta çojnë vendin përpara”, tha Varhelyi.

 

Të fundit