Flash News

Rajoni

Ndarja nga jeta e Berlusconit, Italia shpall të mërkurën zi kombëtare

Ndarja nga jeta e Berlusconit, Italia shpall të mërkurën zi

Qeveria italiane shpalli të mërkurën ditë zie kombëtare pasi sot ndërroi jetë ish kryeministri Silvio Berlusconi, në moshën 86-vjeçare.

Kjo ditë u vendos pasi të mërkurën do të bëhet varrimi i Berlusconit në orën 15:00 me orën lokale, në Katedralen e Milanos me shpenzime publike.

Qeveria njoftoi se nga sot deri pasnesër flamujt do të valëviten në gjysmështizë në të gjitha ndërtesat publike dhe në ambasadat e saj jashtë vendit.

Sipas shtypit italian, autoritetet morën këtë vendim nga vështirësia e kontrollit të pjesëmarrjes së madhe të qytetarëve.

Të fundit