Flash News

Rajoni

Ndarja nga RMV në procesin e integrimit, ministri maqedonas: Shqipëria ka të drejtë të ngrejë zërin

Ndarja nga RMV në procesin e integrimit, ministri maqedonas: Shqipëria

Ministri i Jashtëm i RMV-së, Bujar Osmani, e ka quajtur me vend thirrjen e Shqipërisë për një ndarje të mundshme nga Maqedonia e Veriut, pas muajit Qershor.

“Shqipëria ka të drejtë ta ngrejë zërin”, ka thënë Osmani, raporton Telegrafi. Ministri u shpreh optimist se deri në qershor, do të gjendet një zgjidhje me Bullgarinë dhe do të hiqet vetoja e vendosur prej Sofjes.

“Vendimi për shkëputje nuk është as i Shqipërisë dhe as i Maqedonisë, është vendim i vendeve anëtare të BE-së nëse Shqipëria do të nisë negociatat në qershor. Por kjo nuk është në interesin e Shqipërisë, sepse këto situata janë ciklike. Herë e ne e tërheqim Shqipërinë, herë Shqipëria na tërheq zvarrë.

Shqipëria ka të drejtë të ngrejë zërin, por jam i vetëdijshëm që ndan mendimin se në planin afatgjatë nuk është e përshtatshme dhe shtetet anëtare pretendojnë se nuk do të prishë dinamikën rajonale”, tha Osmani.

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me kancelarin Scholz në Berlin, u shpreh se nëse BE nuk i çel negociatat deri në qershor, atëherë do të kërkojnë ndarjen nga RMV në procesin e integrimit.

Të fundit