Flash News

Rajoni

Ndërpritet furnizimi me gaz në Ballkan, shkak avaria në tubacionin bullgar

Ndërpritet furnizimi me gaz në Ballkan, shkak avaria në

Një avari në tubacionin e operatorit tw rrjetit të gazit në Bullgari “Bulgartransgaz” ka ndaluar transportin e gazit natyror në Rumani, Serbi dhe Hungari.

Kompania tha se avaria ndodhi në orët e mëngjesit në afërsi të fshatit verilindor Vetrinos shkruan REL. Ekipet po punojnë në zëvendësimin sa më të shpejt të asaj pjese të tubacionit të gazit.

Transporti i gazit natyror në Rumani u ndërpre automatikisht ndërsa më vonë u rivendos pjesërisht, por furnizimi në Serbi dhe Hungari është pezulluar, tha Bulgartransgaz. Përmes rrjetit të saj, Bullgaria transporton gazin rus në Serbi dhe Hungari.

Në Bosnje-Hercegovinë, Sarajevogas, shpërndarësi kryesor i gazit për kryeqytetin, njoftoi se furnizimet me gaz do të kufizoheshin ndërsa për konsumatorët që përdorin burime alternative të energjisë furnizimi do të ndërpritet. Kantoni i Sarajevës është gjithashtu konsumatori më i madh i gazit në Bosnje dhe Hercegovinë.

Sarajevogas tha se po punohet në rregullimin e defektit, por se nuk dihet se kur do të normalizohet furnizimi.

Ndërkohë, Serbia aktualisht është plotësisht e varur nga gazi rus.

Ky vend arrin të përmbushë vetëm 13 për qind të nevojave nga prodhimi i brendshëm.

 

Të fundit