
Flash News
Kapet në Fushë Kuqe i riu me rrezikshmëri të lartë (EMRI)
Aksoni antid*ogë në Shkodër, kush është ish-Shefi i Krimeve i shpallur në kërkim nga SPAK
D*ogë nga Amerika Latine/ SPAK aksion në Shkodër, lëshohen 13 urdhër-arreste, edhe policë të përfshirë
Kërkon lirinë, caktohet data për shqyrtimin e ankimimit të Metës
Misteri i vrasjes së Renis Dobrës, zbardhen dy pistat kryesore të hetimit
Në ‘listën e kuqe’ të SHBA-së për korrupsion, trafikanti serb i armëve tallet me sanksionet
Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se disa kompani të lidhura me tregtarin serb të armëve, Slobodan Tesic kanë eskportuar municione drejt gjashtë firmave amerikane, përfshirë një firmë që punon me Pentagonin, pavarësisht faktit që Tesic për pesë vitet e fundit ka qenë në ‘listën e kuqe’ të Amerikës për korrupsion dhe për shkelje të embargos së armëve.
Ky investigim tregon sesi 63-vjeçari Tesic, ka gjetur një mënyrë për t’i shpëtuar sanksioneve të SHBA-së nëpërmjet dy kompanive të regjistruara në Beograd – Valir d.o.o. dhe Zenitprom – të cilat që të dyja kanë patur rreth 10 milion euro të ardhura, që kur sanksionet e SHBA-së u shtrinë tek disa përfaqësues të tjerë të Tesic në vitin 2019.
Që nga viti 2020, Valir dhe Zenitprom, kanë eksportuar së bashku më shumë se 926 ton municione serbe drejt SHBA-së.
Në Prill të këtij viti, një dërgesë me anije e Zenitprom arriti në Global Military Products Inc., pjesë e Global Ordnance, kompani që furnizon armë dhe municione Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-së dhe aleatët e tij, përfshirë Ukrainën.
Pentagoni nuk pranoi të komentojë mbi këtë ngjarje.
“Edhe pse nuk komentojmë dot publikisht për çështje të caktuara, qeveria e SHBA-së i merr seriozisht të gjitha akuzat për mbështetje materiale drejt njësive të sanksionura”, u shpreh Ambasada e SHBA-së në Serbi.
Marc Morales, pronari i Global Ordnance, tha se ai nuk ishte në dijeni për ndonjë lidhje ndërmjet Zenitprom dhe Tesic, dhe se gjatë periudhës të kontrollit të besushmërisë nga kompania e tij nuk është shfaqur ndonjë lidhje e tillë.
“Kompania nuk figuron në ndonjë prej listavë të Zyrës së Kontrollit për Asetet e Huaja (OFAC), dhe bashkëpunimet që ju po aludoni nuk figurojnë në ndonjë dokument zyrtar të dorëzuar tek Global Ordnance”, tha Morales.
“Në dijeninë time, askush prej kompanisë time nuk e ka takuar atë, dhe në asnjë mënyrë Global Ordnance nuk bën biznes me të. Për ta qartësuar, as unë nuk e kam takuar kurrë atë”, tha Morales në lidhje me Tesic.
Për pothuajse një dekadë, Tesic kishte një urdhër ndalesë të lëshuar nga nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për të udhëtuar, për shkelje të embargos së armëve të Kombeve të Bashkuara në Liberi; në vitin 2017.
Departamenti i Thesarit të SHBA-së e sanksionoi atë, duke e pëshkruar Tesic si “një prej tregtarëve më të mëdhenj të armëve dhe të municioneve në Ballkan”, që përdor korrupsionin dhe mbështetjen financiare ndaj zyrtarëve për të siguruar kontratat e armëve.
SHBA i zgjeroi ndëshkimet ndaj njëmbëdhjetë kompanive të tjera dhe nëntë individëve të përdorur nga Tesic si përfaqësues për të anashkaluar sanksionet.
Gjithsesi, disa prej këtyre kompanive vijojnë të punojnë me shtetin serb, duke blerë armë nga prodhues vendas – shpesh me çmime të leverdisshme – për eksport botëror. Serbia ka vënë si prioritet strategjik lulëzimin e industrisë së eksportit të armëve të vendit dhe në vitin 2014, Ministria e Jashtme i dha Tesic një pasaportë diplomatike – një vit pasi Kombet e Bashkuara i hoqën pengesën për të udhëtuar.
Zenitprom u themelua më 7 Maj 2018 – një vit pas vendosjes së sanksioneve të SHBA-së ndaj Tesic – me adresë ‘Diplomatska Kolonija 14’ në Beograd.
Pronar dhe drejtor është Goran Tukic, një veteran i vjetër i kompanisë shtetërore Yugoimport SDPR për eksport-import të armëve. Por burime të ndryshmë kanë treguar për BIRN se kontrollin e vëretetë e ka Tesic.
“Ai [Tukic] u prezantua si Ortak I Tesic dhe në emër të tij ofroi të bashkëpunonte me një mikun tim të përshirë në tregtinë e armëve”, tha një burim me shumë vite përvojë në industrinë e armëve, i cili foli në kushtet e anonimatit.
Tesic nuk iu përgjigj kërkesës së BIRN për koment.
Në muajin mars të këtij viti, Zenitprom e ndryshoi adresën në Hercegovacka 16, në një ndërtim të ri të ndodhur pranë lumit të kryeqyetiti Serb, të quajur ‘Belgrade Ëaterfront’.
Tre muaj më vonë, një fondacion i quajtur “Zemrat e njerëzve” u regjistrua në adresën e mëparshme të Zenitprom. Ky fondacion figuron se drejtohet prej bashkëshortes së Tesic, Zivana, vajzës së tij, Jelena Petrovic, dhe dhëndrit Nebojsa Petrovic. Nebojsa është vëllai i Zarko Petrovic, drejtor i një kompanie të quajtur Araneks, e sanksionuar prej SHBA-së në 2019 si përfaqësuese e Tesic.
Vajza tjetër e Tesic, Danijela Vasilijevic, e cila dikur punonte për Ministrinë e Jashtme, ka gjithashtu një kompani – Emar – të regjistuar në të njëjtën adresë dhe të menaxhuar prej Fondacionit të Zemrave të Njerëzve.
Në Tetor të vitit 2020, media investigative KRIK publikoi lajmin se Vasiljevic kishte kandiduar për në parlament në vitin 2012 si përfaqësues i Partisë Progresive të Sërbisë, SNS, e cila është në pushtet që prej asaj kohe. Më pas ajo u punësua në Ministrinë e Jashtme.
Gjithashtu, kompanitë Zenitprom dhe Valir përfaqësohen të dyja nga e njëtja firmë ligjore e Tesic – zyra ligjore Acanski. Avokatja Vera Acanski ka përfaqësuar interesat e Tesic, të bashkëpunëtorëve dhe të familjes së tij prej 15 vitesh. Pesë prej këtyre kompanive janë nën sanksionet e SHBA-së si përfaqësues të Tesic – Partizan Tech, Technoglobal Systems DOO, Velkom trade, Falcon Strategic Solutions dhe Vectura Trans.
Zenitprom si fillim pati fitime modeste, duke regjistruar si të ardhura rreth 175,000 euro në vitin 2019, një vit pas themelimit. Në vitin 2020, pasi SHBA sanksionoi Tesic dhe bashkëpunëtorët e tij, Zenitprom gjeneroi më shumë se 5.5 milion euro të ardhura, dhe 34.5 milionë në vitin 2021.
Përfaqësuesit e Zenitprom nuk ishin të arritshëm për komente.
SHBA furnizon rebelët Sirian me armë nga Europa Lindore.
BIRN ka identifikuar që prej 14 nëntorit 2020, 13 dërgesa të Zenitprom me municione të kalibrit të vogël drejt katër kompanive amerikane, duke rezultuar në një total prej 698 ton armë. I gjithë municioni u prodhua në fabrikën shtetërore ‘Prvi Partizan’ në Uzice, në Serbinë Perëndimore.
Dërgesa e fundit u krye më 19 prill të këtij viti drejt kompanisë ‘Global Military Products INC (GMP)’, një kompani vartëse e ‘Global Ordnance’, e regjistruar në Tampa, Florida.
Në muajin Shkurt, kompania GMP deklaroi se kishte fituar një kontratë pesë vjeçare me vlerë 750 milionë USD, për të shpërndarë “municione të veçanta dhe sisteme armësh” drejt qeverisë së SHBA-së dhe aleatëve të saj. U specifikua se municone dhe sisteme armësh të tilla “nuk janë të klasifikuara sipas llojeve në inventarin e SHBA-së, por përdoren për aryse stërvitore, testime, ose dërgesa drejt aleatëve të SHBA”.
“Shumë prej tyre janë municone dhe armë të ish-bllokut Sovjetik apo jashtë NATO-s”, shtoi kompania në një deklaratë për shtyp.
GMP tha se më parë kishte dërguar më shumë se 500 milionë USD municone të veçanta dhe sisteme të armëve drejt SHBA-së dhe aleatëve të saj gjatë dekadës së fundit. Në gusht të 2021, Global Ordnance firmosi një marrëveshje bashkëpunimi shumëvjeçare me ‘Ukroboronprom’, një agjensi shtetërore Ukrainase e cila menaxhon rreth 100 sipërmarrje shtetëtore të mbrotjes.
“Global Ordnance po punon me vullnet së bashku me SHBA-në për të mbështetur Ukrainën në kohët e saj më të vështira”, tha kompania asokohe.
Në përgjigjen e tij mbi këtë ngjarje, Morales theksoi se armët që kompania e tij bleu prej Zenitprom ishin për tregun komercial të SHBA-së.
Morales ka pasur gjithashtu probleme me ligjin. Në vitin 2010 ai ishte midis 22 drejtues të kompanive të armëve, i akuzuar në SHBA për tentativë për korrupsion ndaj një ministri të qeverisë në Gabon për të fituar një kontratë armësh 15 milionë USD.
Në fakt, marrëveshja ishte pjesë e një operacioni konfidencial të FBI-së, por akuzat u hodhën poshtë në vitin 2012 kur gjykatësit nuk arritën dot në një vendim për të shtatë të pandehurit – përfshirë këtu dhe Morales – përgjatë dy proceseve gjyqësore ku në të dytin gjyqtari citoi “mangësira strukturore” në çështje.
Morales u rimëkëmb, duke krijuar Global Ordnance në vitin 2013, dhe duke u kthyer në njërin prej lojtarëve më të rëndësishëm të linjës furnizuese të Pentagonit drejt rebelëve sirianë që luftonin kundër ISIS në Irak dhe në Siri asokohe.
Armët vijnë kryesisht prej prodhuesve të armëve në Ballkan dhe Europën Lindore.
Valir dërgon miliona plumba serb drejt SHBA-së
Valir d.o.o. qëndroi në hije derisa një avion mallrash Antonov u përplas në Greqi më 17 Korrik, i cili transportonte 11.5 ton municione sërbe në emër të kompanisë Valir drejt Bangladeshit.
Kompania Valir figuron e regjistruar në vitin 2019, dy javë pasi SHBA zgjeroi sanksionet ndaj Tesic dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Themeluesi dhe drejtori i kompanisë është Stefan Cupkovic, i cili në 2019 gjithashtu u emërua përfaqësues i zyrave qëndrorë ‘Elvante Limited’ të Qipros në Beograd. Goran Andric, njëri prej ortakëve më të afërt të Tesic, ishte drejtor i Elvante dhe i disa kompanive të tjera të lidhura me Tesic. Andric ishte midis atyre që u sanksionuan prej SHBA-se në vitin 2019.
Cupkovic është gjithashtu përfaqësues i Lusor d.o.o., themeluar në shtator të 2020-ës me të njëjtën adresë me kompaninë Elvante në Beograd – ‘Diplomatska Kolonija 2’, pak metra prej zyrave qëndrore të Zenitprom.
Kompania Lusor është pronë e Khaled Hamed, një shtetas i Jemenit dhe ortak i Tesic, i cili – sipas një raporti të medias investigative sërbe KRIK , fitoi shtetësinë serbe në vitin 2016 nga kryeminstri i atëhershëm dhe presidenti aktual, Aleksandar Vuçic, nëpërmjet një procedure diskrete për “interesa të veçanta kombatarë”.
Një prej përfaqësueve ligjor të mëparshëm të Valir figuron të jetë Sanja Kapetina, e cila ka përfaqësuar edhe disa kompani të tjera nën kontrollin e Tesic dhe Dikovic, përfaqësuesin ligjor të Emar, kompanisë së themeluar nga e bija e Tesic, Danijela.
Ashti si Zenitprom, edhe kompania Valir ka patur rritje të madhë që kur SHBA i zgjeroi sanksionet për të mbuluar një pjesë të përfaqësueve të Tesic. Në vitin 2019, kompania nuk pati të ardhura; në vitin pasardhës të ardhurat arritën 12.9 milionë, dhe 55 milionë në 2021.
Kompania Valir kryesisht eksporton në Azerbajxhan, Arabinë Saudite dhe SHBA.
Deri më tani, në pesë dërgesa të regjistruara drejt SHBA-së, Valir ka dërguar në total 17.5 milionë plumba tek dy klientë – ‘Nemo Arms Inc’ dhe ‘Erie Ordnance Depot LLC’. I gjithë ky municion ishte prodhuar prej kompanisë Prvi Partizan.
Një përfaqësues i Valir d.o.o., i cili nuk pranoi të identifikohet me emër, tha se aludimet rreth lidhjeve të kompanisë me Tesic ishin “histori të shpikura”. Përfaqësuesi nuk dha detaje të tjera./BIRN
Të fundit


Fituesja iraniane e Çmimit Nobel për Paqen, kërcënohet me vrasje nga Terehani
11 Korrik 2025, 14:08
Varrosen shtatë viktima në 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës
11 Korrik 2025, 13:58
Darkat pas orës 20:00 dëmtojnë trupin dhe gjumin, çfarë tregon studimi
11 Korrik 2025, 13:56
Mali i Zi dhe Shqipëria, nivel më të lartë të kredive me probleme në Rajon
11 Korrik 2025, 13:54
Çështja nuk është "sa janë", por kush janë "këshilltarët"...?
11 Korrik 2025, 13:40

Gramsh/ Rrëshqet masivi i dheut, vdes 58-vjeçari
11 Korrik 2025, 13:27




Kërkon lirinë, caktohet data për shqyrtimin e ankimimit të Metës
11 Korrik 2025, 12:42

Strategjia kundër dezinformimit e Shqipërisë mund të minojë median e lirë
11 Korrik 2025, 12:26
Prifti që mori tapinë nga djalli, dhe sot hesht, ndërsa djalli shemb kishën
11 Korrik 2025, 12:15

Ironia e Dervishit: Pse 30 këshilltarë janë pak për një drejtor ujësjellësi?
11 Korrik 2025, 11:58
Paloka ironizon Ramën pas takimit me kryebashkiakët: Kujdes skllevër! Mreti ju vëzhgon
11 Korrik 2025, 11:42

Misteri i vrasjes së Renis Dobrës, zbardhen dy pistat kryesore të hetimit
11 Korrik 2025, 11:25

Zjarret në vend, 4 vatra zjarri ende aktive, si paraqitet situata
11 Korrik 2025, 10:56
Ironia qeveritare: Rama i heq pushtetin Dredhës, pastaj i kërkon rend dhe ligj
11 Korrik 2025, 10:49
Media gjermane: Aeroporti i Vlorës 'vret' një nga ligatinat më të mëdha të Evropës!
11 Korrik 2025, 10:37

Mes Alpeve në Theth, ligji ndëshkon edhe ata që përpiqen ta respektojnë
11 Korrik 2025, 10:14
I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 26-vjeçari në Durrës
11 Korrik 2025, 10:03
Pas shkarkimeve, Rama mbledh në Durrës kryebashkiakët
11 Korrik 2025, 09:42


Haxhi Qamil Rama dhe drejtorët e Bashkive!
11 Korrik 2025, 09:21
30 vite nga masakra e Srebrenicës në Bosnje – Hercegovinë
11 Korrik 2025, 09:10

Nga retorika te rakia, POLITICO: 9 gjëra që Nigel Farage mund të bëjë në Shqipëri
11 Korrik 2025, 08:53
Trump njofton 35% tarifa për mallrat kanadeze
11 Korrik 2025, 08:39
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
11 Korrik 2025, 08:24

Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
11 Korrik 2025, 07:59
Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit
11 Korrik 2025, 07:41
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
11 Korrik 2025, 07:20
Zhupa: Në Theth, disa investitorë strategjikë austriakë e duan zonën të boshatisur
10 Korrik 2025, 22:57
Malltezi: SPAK e pranon, jemi në një proces që filloi me kallëzimin e rremë të Ballës
10 Korrik 2025, 22:34

Si të çliroheni nga bllokimet emocionale me anë të ushtrimeve
10 Korrik 2025, 21:57

Lala: Veliaj donte të rikthehej si kryebashkiak
10 Korrik 2025, 21:40
"Hajt t'i biem' se është i djathtë", Boçi: Në Theth synohen investitorët strategjikë
10 Korrik 2025, 21:33
VIDEO/ Sherr në parlamentin e Bolivisë, deputetët përplasen fizikisht
10 Korrik 2025, 21:20
Salianji: Çështja ime u nxor jashtë radhe, po goditen ata që shqetësojnë Ramën
10 Korrik 2025, 21:09
Salianji akuzon sistemin gjyqësor me emra: Më dënuan me dëshmi të rreme
10 Korrik 2025, 21:07
Shqipëria përjetoi një nga valët më të gjata të nxehtësisë së dekadës së fundit
10 Korrik 2025, 21:01

Qeveria miraton procedura të reja për deklarimin e vendbanimit në e-Albania
10 Korrik 2025, 20:39
“Mbretëresha e lumenjve të Evropës”, 7 bashki derdhin ujërat e zeza në lumin Vjosë
10 Korrik 2025, 20:21
Koka: Veriorët nuk kanë për t’ia harruar Edi Ramës operacionin racist në Theth
10 Korrik 2025, 20:18
3 shenjat e horoskopit që do të ndikohen më shumë nga ‘Hëna e Plotë’ e 10 Korrikut
10 Korrik 2025, 20:04
Emërohet drejtuesi i ri i Qendrёs Kombёtare tё Kinematografisё
10 Korrik 2025, 19:51
Korçë/ 40-vjeçari hidhet nga ballkoni i katit të pestë, në gjendje kritike
10 Korrik 2025, 19:40
‘Gruaja e lodhur’/ Sindroma që prek mijëra gra çdo ditë
10 Korrik 2025, 19:34
Çanta origjinale Hermès e Jane Birkin shitet për 10 milionë dollarë
10 Korrik 2025, 19:26

Nënshkruhet marrëveshja Britani-Ukrainë për 5 mijë raketa Thales
10 Korrik 2025, 19:00
Zjarr në Zvërnec, flakët rrezikojnë dy hotele
10 Korrik 2025, 18:57
Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak
10 Korrik 2025, 18:39
Spahia: E vërteta e madhe e akuzës së fortë të banorëve të Thethit
10 Korrik 2025, 18:35
Ndërtimet pa leje në Theth, Manja kërkon procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli
10 Korrik 2025, 18:15
Detaje nga vrasja e Renis Dobrës, autorët erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni
10 Korrik 2025, 18:10
Gjykata e Lartë e la në burg, Meta i drejtohet 'Kushtetueses'
10 Korrik 2025, 17:57
Dënim i ri me rregullore të 're'
10 Korrik 2025, 17:54
Përkthyesi i BE-së pushohet nga puna për shkak të frikës për sigurinë e Zelenskyy
10 Korrik 2025, 17:45
'Ti je polic, por jo Zot me ma marrë shpirtin', protestë për Agon Zejnullahun
10 Korrik 2025, 17:41

Ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj ajrit të kondicionuar mund të shkaktojë infeksion
10 Korrik 2025, 17:10
Video/ Rama përsërit skenarin, ulet sërish në gjunjë para Melonit
10 Korrik 2025, 16:56
I vuri zjarrin parcelës me ullinj, arrestohet 50-vjeçari në Shijak
10 Korrik 2025, 16:46

Rubio: SHBA-ja dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja për bisedimet për paqe në Ukrainë
10 Korrik 2025, 16:36
Vdekja e 27-vjeçarit, dorëhiqet komandanti i Policisë së Lipjanit
10 Korrik 2025, 16:21
Video/ Digjet një banesë në Tiranë pranë Pazarit të Ri
10 Korrik 2025, 16:09

Trafik droge dhe grup kriminal, GJKKO lë në burg tre të pandehurit (EMRAT)
10 Korrik 2025, 15:51
Xhensila ndez rrjetin me urimin e saj për ditëlindjen e Ledrit
10 Korrik 2025, 15:42
Janë plot me pesticide! Lista me 12 produktet që duhet të kemi kujdes
10 Korrik 2025, 15:31

Aksident në Shëngjin, përfundon te Trauma 49-vjeçari
10 Korrik 2025, 15:11
Malltezi: Brenda një dite më sekuestruan llogaritë, pronat dhe aksionet
10 Korrik 2025, 15:01
BE: Izraeli është pajtuar për më shumë ndihma në Gaza
10 Korrik 2025, 14:55


Vrasja e Renis Dobrës, nxirret nga uji mjeti i 23-vjeçarit
10 Korrik 2025, 14:29
Tarifat e Trump ndaj Brazilit rrisin çmimin e kafes
10 Korrik 2025, 14:16
Ursula von der Leyen i mbijeton votëbesimit
10 Korrik 2025, 14:04
Gjyqi për "Plumbin e Artë”/ Debate të forta në GJKKO, shtyhet sërish seanca
10 Korrik 2025, 13:55
Vrau efektivin e Shqiponjave, Prokuroria e Fierit kërkon burg përjetë për Azgan Mërnicën
10 Korrik 2025, 13:46
Zjarr në Lezhë, flakët pranë nënstacionit elektrik
10 Korrik 2025, 13:32
Banorët përplasen me policinë në Theth, një gruaje i bie të fikët
10 Korrik 2025, 13:24
“Ramë i xanun”
10 Korrik 2025, 13:15
