Flash News

Rajoni

Në xhepat e autorit u gjetën 80 plumba, detaje të reja nga masakra me 12 të vrarë në Malin e Zi

Në xhepat e autorit u gjetën 80 plumba, detaje të reja nga

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Malin e Zi, ku një 45-vjeçar ka shkaktuar një masakër të paprecedentë duke vrarë 10 persona dhe plagosur disa të tjerë. Sipas raportimeve nga Vijesti, ngjarja ka ndodhur dje pasdite në qytetin Cetinje.

Autori, i cili mbeti i plagosur pranë shtëpisë së tij dhe ndërroi jetë rrugës për në spitalin Danilo I, fillimisht qëlloi katër persona në tavernën “Velestovo”, afër Qendrës Sportive. Pas kësaj, ai vrau edhe katër persona dhe plagosi një person tjetër në zonën Bajice. Tragjedia vazhdoi kur ai qëlloi për vdekje dy fëmijë në vendbanimin Humci dhe më pas vrau motrën e tij dhe një person tjetër në Donji Kraji.

Mes viktimave janë tre gra dhe dy fëmijë, dy vëllezër të moshës 10 dhe 13 vjeç. Në trupin e autorit, përveç municionit të gjetur në xhepat e tij, policia zbuloi edhe disa fishekë të kalibrit 9 mm në karikatorin e pistoletës që përdori për krimin.

Policia dhe autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë. Ngjarja ka shkaktuar tronditje të thellë në opinionin publik dhe ka ngritur pyetje mbi sigurinë dhe kontrollin e armëve në vend.

Të fundit