Flash News

Rajoni

Negociatat nuk u çelën, Zaev krah Ramës: Nuk jemi të izoluar, vlerat e BE-së janë vënë në pikëpyetje

Negociatat nuk u çelën, Zaev krah Ramës: Nuk jemi të
Zoran Zaev

Pas vendimit të BE-së për mos çeljen e negociatave, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev tha se MV nuk është vetëm dhe as e izoluar.

Në Forumin Ekonomik që u mbajt në Shkup, ai e cilësoi vendimin një mungesë të sukesit të politikës së Bashkimit Evropian, ndërsa për veton tha se nuk është vlerë evropiane.

“Ne nuk jemi vetëm dhe nuk jemi të izoluar. Ne dhe populli shqiptarë kanë përpara rrugën e njëjtë drejt BE-së dhe ne nuk jemi vetëm, ndajmë politikën evropiane. Në këtë rrugë së bashku me ne janë edhe Serbia, Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja”, deklaroi Zaev.

Ky i fundit tha se së bashku me kryeministrin Edi Rama po përpiqen t'i afrojnë të dy popujt. Zaev nënvizoi se për MV dhe Shqipërinë integrimi është alternativa e vetme.

“Popujt tonë dhe qeveritë tona në mes të Ballkanit demonstrojnë vlera evropiane, ne me shpejtësi të madhe jemi nis në mënjanimin e barrierave dhe pengesave mes nesh. Kemi sfida të përbashkëta dhe kultura të përbashkëta. Këtu jam bashkë me kryeministrin Rama që të paralajmërojmë se edhe më shumë do ti afrojmë popujt tanë”, deklaroi Zaev.

Të fundit