Flash News

Rajoni

Nënshkroi marrëveshje me Kishën Serbe, Gjukanoviç paralajmëron mocion mosbesimi ndaj Abazoviçit

Nënshkroi marrëveshje me Kishën Serbe, Gjukanoviç

Kryeministri i Mali të Zi, Dritan Abazoviç ka nënshkruar marrëveshje me  Kishën Ortodokse Serbe. Marrëveshja parashikon rregullimin e marrëdhënieve mes Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe me bazë në Beograd.

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore e para reagoi Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e Milo Gjukanoviçit, e cila njoftoi se sot do të ndërmarrë nismën për mosbesimin ndaj Qeverisë së Dritan Abazoviçit.

“Marrëveshja e nënshkruar sot, e cila është në kundërshtim me Kushtetutën e Malit të Zi, do të pezullohet menjëherë pas zgjedhjes së Qeverisë së re“, thuhet në njoftimin e DPS-së.

DPS-ja e Gjukanoviçit, si partia më e madhe në Parlament, deri më tani e ka mbështetur Qeverinë pakicë të Dritan Abazoviçit. Ajo, gjithashtu, i kishte dhënë mbështetjen e nevojshme në Kuvend për funksionimin e saj.

 

Të fundit