Flash News

Rajoni

Nga 1 korriku, Mali i Zi dhe Kosova heqin taksën kufitare

Nga 1 korriku, Mali i Zi dhe Kosova heqin taksën kufitare

Mali i Zi dhe Kosova kanë nënshkruar marrëveshjen për heqjen e taksës së sigurimit kufitar ndërmjet dy vendeve.

Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i Zyrës Kombëtare të Sigurimit të Malit të Zi, Boris Shaban dhe nga drejtori i përgjithshëm i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku në Podgoricë dhe parashikon që shtetasit e Malit të Zi dhe të Kosovës nga 1 korriku nuk do të paguajnë sigurimin për automjete në vlerë prej 15 euro në kufirin shtetërorë të dy vendeve.

Në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes morën pjesë edhe Zv/kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe Zv/kryeministrja e Kosovës, Emilja Rexhepi.

 

Të fundit