Flash News

Rajoni

Nga sot Bosnje-Hercegovina ndalojnë me ligj mohimin e gjenocidit të Srebrenicës, parashikohet dënim me burg

Nga sot Bosnje-Hercegovina ndalojnë me ligj mohimin e gjenocidit të

Bosnje- Hercegovina ndalojnë nga sot me ligj mohimin e gjenocidit të Srebrenicës, pas plotësimeve në Kodin Penal nga përfaqësuesit e lartë të komunitetit ndërkombëtar, Valentin Inzko.

Për të gjithë ata individë të cilët shkelin këtë ligj të Kodit Penal janë parashikuar edhe dënime me burg duke filluar nga 3 muaj deri në 5 vite heqje lirie.

Vendimi i Inzkos i publikuar më 23 korrik, nxiti reagime të ashpra nga Republika Sërpska, entitet i banuar me shumicë serbe në Bosnje.

Anëtari serb i presidencë trepalëshe, Millorad Dodik, paralajmëroi se Bosnja e Hercegovina mund të shpërbëhet dhe nisi një peticion për të mos pranuar këto ndryshime në Kodin Penal. Ai mohoi që në Srebrenicë të Bosnjës të ketë ndodhur një gjenocid.

Gjatë luftës të viteve 1990, forcat ushtarake serbe vranë rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë. Vrasjet e kryera u njohën si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë.

Të fundit