Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nga Tirana drejt botës, REL: Pse qytetarët e Malit të Zi zgjedhin aeroportin “Nënë Tereza”?

“Podgoricë - Tiranë - Katania - 7 ditë, 390 euro”.
“Podgoricë - Tiranë - Sicili - me avion - 21 maj - 479 euro”.
Gati në të gjitha reklamat e agjencive turistike në Podgoricë, Tirana është e pashmangshme.
Ajo nuk është, thjesht, një stacion i ndërmjetëm nga Podgorica në Sicili, por një aeroport nga i cili qytetarët e Malit të Zi shkojnë gjithnjë e më shumë drejt botës.
Pjervitorio Farabi, drejtor operativ i aeroportit “Nënë Tereza” në Tiranë, tregon për Radion Evropa e Lirë se, vitin e kaluar, rreth 53 mijë pasagjerë nga Mali i Zi kanë fluturuar me avionë nga ky aeroport, ndërsa deri në prill të këtij viti rreth 20 mijë.
Ai thotë se ky aeroport ka pasur qarkullimin më të madh në rajon në tremujorin e parë të këtij viti. Gati 1.6 milion pasagjerë kanë udhëtuar prej tij vetëm deri në prill të këtij viti - çfarë është rekord në mesin e vendeve fqinje.
Aeroporti “Nënë Tereza” është rreth 140 kilometra larg Podgoricës dhe mes këtyre dy destinacioneve duhen rreth tri orë vozitje.
Udhëtarët nga Mali i Zi
Mali i Zi ka dy aeroporte - në Podgoricë dhe në Tivat. Por, numri i pamjaftueshëm i fluturimeve, zgjedhja e dobët e destinacioneve dhe biletat e shtrenjta janë arsyet përse qytetarët thonë se zgjedhin aeroportin e vendit fqinj.
Njëri prej tyre, Nikolla, sapo është kthyer nga Sicilia, të cilën thotë se e ka vizituar për herë të parë:
“Një biletë vajtje-ardhje Tiranë-Katania kushton më pak se 20 euro... Ka disa lëshime të vogla, por asgjë e tmerrshme. Do të mbërrini aty ku e keni menduar”.
“Nga Podgorica dhe Tivati mund të fluturoni me avion vetëm në disa destinacione, kurse nga Tirana zgjidhni ku të doni”, thotë ai.
Bojani nga Podgorica zakonisht fluturon katër herë në vit, gjithmonë nga Tirana.
“Arsyet janë të thjeshta. Fluturime të lira dhe një përzgjedhje e madhe destinacionesh. Edhe me kostot e transportit, edhe me lënien e makinës në parkingun ngjitur me aeroportin, është dukshëm më lirë. Zgjedhja e destinacioneve nga Mali i Zi është aq e vogël, saqë nuk është fare tërheqëse”, thotë ai.
Si është gjendja në aeroportet në Mal të Zi?
Për një vit e gjysmë, kompanitë me çmime të lira, Ryanair dhe Wizzair, kanë fluturuar nga Podgorica në disa destinacione evropiane.
Por, kur aeroporti në Podgoricë e ka rritur çmimin e taksisë në vitin 2022, ato i kanë anuluar fluturimet për në Barcelonë, Bolonjë, Zagreb, Mançester, Vjenë, Romë...
Atëkohë, Qeveria e Malit të Zi ka thënë se anulimi i tillë i fluturimeve është “biznes i zakonshëm i këtyre kompanive në rajon dhe më gjerë”.
Nisur nga maji, disa linja janë rikthyer. Megjithatë, deri më 17 maj, kanë qenë vetëm rreth tridhjetë fluturime hyrëse dhe po aq fluturime dalëse nga aeroportet e Podgoricës dhe Tivatit.
Tirana, në anën tjetër, ka më shumë se 120 fluturime hyrëse dhe 120 dalëse, çdo ditë.
Në tre vjetët e fundit, Wizzair ka investuar më shumë se 1.3 miliard euro në industrinë e aviacionit shqiptar, ka thënë drejtori i kësaj kompanie, Jozsef Varadi.
Për shkak të punës më të madhe në Tiranë, kjo kompani ka punësuar rreth 500 anëtarë të ekuipazhit.
Rreth tri orë deri në aeroportin e Tiranës
Nikolla thotë se për të arritur nga Podgorica në Tiranë, i duhen rreth tri orë vozitje me makinë.
“Unë shkoj gjithmonë me makinën time. Ka një numër parkingjesh private përreth aeroportit, që kanë çmim më të lirë, rreth pesë euro në ditë”, thotë ai.
Përvojat janë pozitive, po ashtu, shton ai.
“Nëse nuk kërkoni profesionalizëm zviceran në Ballkan, apo stjuardesa të buzëqeshura në një kompani me çmime më të ulëta, do të jeni të kënaqur”, thotë Nikolla.
Jovani nga Tivari, i cili ka fluturuar disa herë nga Tirana, ka përshtypje më pak të mira.
“Oferta e fluturimeve është padyshim tërheqëse, por gjithçka tjetër më zmbraps. Turmat, infrastruktura rrugore, shkuarja në aeroport, nisja nga aeroporti... është një ferr i vërtetë”, thotë ai.
Për ata që nuk kanë makinë ose nuk duan të vozisin deri në Tiranë, ka kompani që organizojnë transportin.
Drejtori i njërës prej tyre, Andrija Rogoshiq, thotë për Radion Evropa e Lirë se idenë për krijimin e kompanisë e ka marrë kur ka lexuar se qarkullimi në aeroportin në Tiranë është rritur për 116 për qind, në krahasim me periudhën para fillimit të pandemisë COVID-19.
“Përveç kësaj, ne kemi njerëzit tanë që jetojnë jashtë vendit. Edhe pse janë tri orë larg nga Podgorica me fluturim, u duhen deri në 12 orë për të arritur në shtëpi, për shkak të lidhjeve të dobëta ajrore me Malin e Zi. Nga kjo më ka lindur ideja për të ndërtuar një ‘urë’ mes Tiranës dhe Podgoricës”, thotë Rogoshiq.
“Shoferi i kompanisë sonë i merr pasagjerët në adresën e shtëpisë dhe i transporton deri në aeroport. Çmimi për këtë shërbim është 30 euro”, tregon ai.
Agjencitë nga Mali i Zi - probleme me mungesën e fluturimeve
Avantazhi i aeroportit të Tiranës përdoret nga pothuajse të gjitha agjencitë turistike në Mal të Zi që ofrojnë aranzhime për destinacione evropiane dhe të tjera.
“Disa aranzhime përfshijnë fluturimin nga aeroporti i Podgoricës, por shumica dërrmuese janë nga Tirana. Atje ka një përzgjedhje më të madhe dhe shumë më të lirë. Organizojmë transportin me autobus për të arritur atje”, thotë përfaqësuesja e një agjencie udhëtimi nga Podgorica.
Ndryshe prej saj, një agjenci turistike që çon turistë nga Evropa dhe Lindja e Mesme në Mal të Zi, nuk mendon t’i përfshijë në ofertën e saj fluturimet nga Tirana.
“Udhëtimet tona lidhen më së shumti me bregdetin dhe/ose veriun e Malit të Zi. Në praktikë, kjo do të thotë që vozitja në një drejtim zgjat deri në pesë orë dhe ne nuk ua ofrojmë këtë klientëve që vijnë për pushime për disa ditë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Ivan Duroviq, drejtor i agjencisë.
Ai shton se agjencia përshtatet me fluturimet ekzistuese nga dhe drejt Malit të Zi.
“Oferta e dobët e fluturimeve e kufizon punën tonë. Pavarësisht kësaj, ne bëjmë më të mirën që mundemi me dy aeroportet që i kemi”, thotë Duroviq.
Edhe pse për disa numri i fluturimeve është i pamjaftueshëm, aeroporti në Podgoricë ka pasur rreth 370 mijë pasagjerë deri më tash këtë vit, që do të thotë 45 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. REL
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38