Flash News

Rajoni

Nis takimi trepalësh mes kryenegociatorëve të Kosovës, Serbisë dhe Lajçak në Bruksel

Nis takimi trepalësh mes kryenegociatorëve të Kosovës,
Ka nisur takimi trepalësh mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, në Bruksel me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Takimi nisi për gjetjen e mënyrave për zbatimin e marrëveshjeve të kaluar në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Ky është takimi i parë trepalësh pas më shumë se tre muajve, pasi në takimeve e kohëve të fundit, Bislimi dhe Petkoviç nuk kishin arritur dakordesi për t’u takuar së bashku.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, duke folur një ditë para takimeve në kuadër të dialogut, kishte thënë se mbajtja e një takimi të përbashkët do të varej nga vullneti i palëve.


Në takimin e fundit në shtator, Lajçak nuk arriti t’i bindë Bislimin dhe Petkovic të mbajnë takim trepalësh, pasi ata kishin mosdakordesi për temat që do të donin t’i shtjellonin.

Të fundit