Flash News

Rajoni

Nis vaksinimi masiv në Maqedoninë e Veriut

Nis vaksinimi masiv në Maqedoninë e Veriut
Foto ilustruese

Maqedonia e Veriut ka nisur sot procesin e vaksinimit masiv ndaj Covid-19. Autoritetet përgjegjëse kanë bërë me dije se janë ngritur 30 pika të vaksinimit në të gjithë vendin.

Vaksinimi masiv filloi me të moshuarit mbi moshën 75 vjeç, ndërsa i pari që mori dozën ishte një 85 vjeçar.

Imunizimi ka nisur me 24 mijë doza nga  AstraZeneca, të cilat mbërritën të dielën në Shkup përmes programit COVAX.

Të fundit