Flash News

Rajoni

Nis vaksinimi në Serbi, kryeministrja merr vaksinën live

Nis vaksinimi në Serbi, kryeministrja merr vaksinën live

Kryeministrja serbe, Ana Brnabić ka injektuar vaksinën anti-Covid gjatë paradites së sotme duke u bërë një nga personat e pare që e ka marrë atë. Kryetarja e qeverisë serbe u vaksinua para kamerave live, ashtu sikurse kishte premtuar.

Pas kryeministres është vaksinuar edhe një anëtare e Shtabit të Krizave, epidemiologja Darija Kisić Tepavčević, e cila tha se dëshironte të jepte një shembull personal dhe të tregonte se çfarë mendon për efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës.

Sasitë e para të vaksinës arritën në Serbi të martën dhe sot ato do t'i injektohen të moshuarve në Beograd dhe Novi Sad. Serbia është vendi i parë në rajon që merr vaksinën nga kompanitë Pfizer dhe Biontek.

Nis vaksinimi në Serbi, kryeministrja merr vaksinën live

Të fundit