Flash News

Rajoni

Nisi procedurat për mocion mosbesimi ndaj qeverisë, kryeministri i Malit të Zi kërkon shkarkimin e Dritan Abazoviç

Nisi procedurat për mocion mosbesimi ndaj qeverisë, kryeministri i

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapić ka kërkuar zyrtarisht shkarkimin e zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviç.

Ai i ka dorëzuar Kuvendit të Malit të Zi kërkesën për këtë iniciativë dhe në vend të Abazoviç, ka propozuar ministrin e Financave Milojko Spajiq.

“Kam dorëzuar në Kuvendin e Malit të Zi iniciativën për shkarkimin e Dritan Abazoviç dhe propozova Ministrin e Financave, Milojko Spajiç për zv.kryeministër të ri”, shprehet Krivokapiç në Tëitter.

Nisi procedurat për mocion mosbesimi ndaj qeverisë, kryeministri i

Kujtojmë se Abazoviq ka ndërmarr një iniciative për krijimin e një qeverie të re të pakicës në këtë shtet.

Pjesë e kësaj iniciative përveç Lëvizjes Ura dhe një partie tjetër pjesë e mazhorancës, janë bashkuar të gjitha partitë opozitare mes të cilave dhe forca politike e presidentit, Milo Gjukanoviç.

Të fundit