Flash News

Rajoni

Një kullë e stilit Trump në Beograd? Serbët thonë se ajo rihap plagët e luftës

Një kullë e stilit Trump në Beograd? Serbët thonë se

Për shumë serbë, është sikur talebanët të donin të ndërtonin një kompleks apartamentesh luksoze në vendin e Kullave Binjake të Nju Jorkut. Kështu po përcillen lajmet për një projekt rizhvillimi të propozuar nga Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe Richard Grenell, një aleat kyç i Trump-it, në disa lagje të Beogradit, raporton “Politico”.

Plani përfshin rrënimin e selisë së bombarduar të ish-ushtrisë jugosllave, e cila deri më tani ishte lënë kryesisht e pazhvilluar si një memorial jozyrtar për bombardimet që prekën Beogradin në vitin 1999. Në vend të tij tanimë do të ngrihet një kompleks apartamentesh dhe zyrash luksoze të stilit Trump Tower.

“Është fyese që vendi ku njerëzit u vranë dhe u bombarduan të shndërrohet në një vend me xhakuzi dhe kazino,” tha Aleksandar Jovanović Ćuta, një politikan opozitar i cili ishte i pari që publikoi një rrjedhje që përshkruante planin.
Sipas dokumenteve të zbuluara te Jovanović, negociatat janë zhvilluar të paktën që nga viti 2022. Sipas kushteve të marrëveshjes së propozuar, ministria serbe e infrastrukturës do t'i dhuronte një leje 99-vjeçare për dy parcela toke që strehonin selinë Kushner Realty dhe Atlantic Incubation Partners, një kompani e regjistruar në Delaware vitin e kaluar.

Kushner konfirmoi lajmin duke ndarë projeksionet dixhitale të planeve të zhvillimit në platfomrën X, ku përfshihen edhe projekte në Shqipëri. "I ngazëllyer për të ndarë disa imazhe të hershme të dizajnit," shkroi Kushner në faqen e mediave sociale, duke ndarë një foto të dy kullave të ndriçuara me Beogradin në sfond. Për shumë serbë, rrënojat evokojnë fushatën e bombardimeve të NATO-s, ku SHBA dhe aleatët e saj shënjestruan objekte strategjike ushtarake dhe politike në Serbi, në një përpjekje për të frenuar fushatat e spastrimit etnik të Slobodan Millosheviç-it në Kosovë.

Rrënoja shumëkatëshe janë të vendosura në një kryqëzim kyç në qendër të qytetit. Godinat janë lënë enkas të paprekura për dekada për të dëshmuar të kaluarën. Thashethemet për interesimin e familjes Trump për vendin datojnë në vitin 2013, kur kryeministri i atëhershëm Ivica Daçiç tha se ish-presidenti i SHBA, asokohe një manjat pronash dhe yll televiziv, ishte i interesuar të ndërtonte një hotel luksoz në këtë lokacion.

Grenell, i cili shërbeu si ambasador në Gjermani, propozoi gjithashtu zhvillimin e vendndodhjes në vitin 2020, pasi shefi i tij po përgatitej të kandidonte për rizgjedhje. Propozimi më i fundit u bë publik pasi Jovanoviç publikoi dokumente të zbuluara që tregonin se qeveria kishte autorizuar Ministrin e Infrastrukturës Goran Vesiq për të nënshkruar një kontratë investimi me kompaninë e Kushnerit, Atlantic Incubations LLC. Një memorandum i mëparshëm mirëkuptimi ishte nënshkruar në dhjetor 2022 me një "kompani të lidhur me Kushner Realty".

Jovanoviç dhe figura të tjera të opozitës kanë nisur një peticion kundër projektit, duke mbledhur rreth 22,000 nënshkrime dhe kanë paralajmëruar protesta për të parandaluar realizimin e projektit.

 

Të fundit