Flash News

Rajoni

Një qytet në Serbi shpall Vuçiç person 'non-grata'

Një qytet në Serbi shpall Vuçiç person
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u shpall person i padëshiruar në territorin e qytetit të Pirotit. 

Në Kuvendin e Pirotit u vendos unanimisht që të kërkohet nga Këshilli i Qytetit të Pirotit dhe nga kryetari i qytetit, Vladan Vasiq, të shprehin këtë qëndrim për dhunën e ushtruar ndaj studentëve dhe qytetarëve gjatë protestës “15 për 15” që u mbajt më 15 mars në Beograd.

Ata gjithashtu kërkojnë që të informojnë publikun e Pirotit nëse kanë ofruar ndihmë apo mbështetje për studentët e qytetit që u plagosën gjatë protestës.

Po ashtu, ata kërkojnë emrat dhe mbiemrat e funksionarëve që qëndruan në kampin e “studentëve që duan të mësojnë” të regjimit, raporton nova.rs.


Për të gjitha vendimet e marra më 19 mars, në Kuvendin e fundit që u mbajt më 24 mars, u vendos që presidenti serb të shpallet “person i padëshiruar” në territorin e qytetit të Pirotit.

 

Të fundit