Flash News

Rajoni

Njohja e pavarësisë së Kosovës, a do ta nënshkruajë Serbia?

Njohja e pavarësisë së Kosovës, a do ta

Serbia ka kundërshtuar edhe njëherë nënshkrimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Mediet vendase raportojnë se kryeministrja serbe Ana Brnabić ka thënë thjesht “jo” kur u pyet nëse do ta firmoste pavarësinë e Kosovës. Pavarësisht se u shpreh e hapur për në bashkëpunim me shqiptarët, Brnabic ka mohuar të ‘relaksojë’ marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Është e mundur që ne të humbasim shansin historik për shkak të kësaj, i cili nuk do të na shfaqet përsëri për një kohë të gjatë. Shpresoj se nuk do ta bëjmë,” tha Brnabić.

Kryeministrja u shpreh se Serbia është e angazhuar për zgjidhjen e konfliktit të ngrirë dhe se interesi i vendit tonë është paqja dhe stabiliteti, si dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

“Gjetja e një kompromisi që do të siguronte paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm dhe rruga jonë evropiane janë në interesin e Serbisë, sepse ato do të sigurojnë që ne të vazhdojmë të forcohemi ekonomikisht,” tha kryeministrja serbe.

 

Të fundit