Flash News

Rajoni

Nora Weller për protestën në Mal të Zi: Serbia po kundërshton ekzistencën dhe demokracinë e tyre si me Kosovën

Nora Weller për protestën në Mal të Zi: Serbia po

Në Ma të Zi janë zhvilluar protesta Zi kundër ceremonisë së shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse serbe në Mal të Zi, Joanikije në qytetin e Cetinjes. Në këtë protestë janë plagosur dhjetëra persona dhe zëvendësdrejtori i policisë në Mal të Zi, Dragan Goroviç, tha për televizionin shtetëror se 20 pjesëtarë të policisë janë plagosur, ndërsa një klinikë shtetërore në Cetinje tha se rreth 30 civilë kërkuan ndihmë mjekësore. Mali i Zi shpalli pavarësinë më 2006, por kisha e tij mbeti nën kishën serbe.

Në Mal të Zi ka ndasi të thella sa i takon lidhjeve të vendit të tyre me Serbinë dhe Kishën Ortodokse Serbe. Rreth 30 për qind e popullsisë prej 600,000 banorësh të vendit identifikohen si serbë dhe e përkrahin Kishën Ortodokse Serbe. Malazezët tjerë dëshirojnë një kishë ortodokse të ndarë nga ajo serbe. Kundërshtuesit e ceremonisë së zhvilluar në Cetinje e shohin atë si një simbol të “pushtimit” të Malit të Zi.

Ata kërkuan që ajo të mbahet në çdo qytet tjetër malazez, përveç Cetinjës. Ky qytet nga malazezët konsiderohet si qendër kulturore dhe historike. Lidhur me këtë situatë ka reaguar dhe Nora Ëeller përmes një postimi në profilin e saj në Twitter.

Nora Ëeller është avokate dhe studiuese e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore në vendet e luftës dhe në shoqëritë e pasluftës pranë Universitetit të Cambridge-it dhe anëtare e shoqërisë mbretërore të arteve në Mbretërinë e Bashkuar. Duke u bërë kështu gruaja e parë nga Kosova, që është pozicionuar brenda kësaj organizatë që ekziston mbi 260 vjet.

Weller shkruan në Twitter se Serbia përmes Kishës Ortodokse serbe po kundërshton në thelb ekzistencën dhe demokracinë e Malit të Zi.

Postimi i plotë në Twitter i Nora Weller:

"Serbia përmes Kishës Ortodokse Serbe po kundërshton në thelb ekzistencën dhe demokracinë e Malit të Zi. Një veprim i ngjashëm është bërë në mënyrë delikate në Kosovë në emër të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore. "

Të fundit