Flash News

Rajoni

"Nuk ka sanksione ndaj Rusisë", Vuçiç pretendon se në samit u pranuan kërkesat e Serbisë

"Nuk ka sanksione ndaj Rusisë", Vuçiç pretendon se

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka pretenduar se gjatë Samitit Ukraina-Evropa Juglindore është rënë dakord të pranohen propozimet e Beogradit, për të hequr nga deklarata sanksionet ndaj Rusisë dhe termin “ndikim malinj i Rusisë”.

Për mediat serbe, Vuçiç ka deklaruar se ka kërkuar një deklaratë pa sanksione, teksa shton se nuk është e lehtë për Ukrainën dhe se e kupton pozicionin në të cilin ndodhet ai vend.

“Ne patëm një takim ku folëm të gjithë. Sigurisht, kjo nuk është kurrë e lehtë për ne. Jemi njoftuar se është pranuar. Është një deklaratë me një milion gjëra të zakonshme për sulmin rus në Ukrainë - por pa sanksione, pa përmendje, gjë që është e rëndësishme për ne, pa përmendur ndikimin malinj rus. Kërkova edhe neutralitet ushtarak. Unë thashë se ne jemi i vetmi vend që nuk e kërkon dhe që nuk dëshiron të hyjë në NATO. Të gjithë më shikojnë çuditërisht. Por mirë, populli ynë e di pse, ne duhet t'u përmbahemi deklaratave tona parlamentare dhe qëndrimeve të Këshillit tonë për sigurinë kombëtare”, deklaroi Vuçiç.

Nuk dihet se çfarë përmban deklarata përfundimtare e Samitit, në të cilin Vuçiç pretendon se janë zbatuar disa propozime të tij.

Të fundit