Flash News

Rajoni

“Open Balkan”/ Zaev: Me Kurtin ndajmë opinione të ndryshme, Kurti: Mbështesim iniciativa nga BE-ja

“Open Balkan”/ Zaev: Me Kurtin ndajmë opinione të

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev pohoi se me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti ndajnë opinione të ndryshme lidhur me nismën ‘Open Balkan’, por kjo nuk i pengon në bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Sa i përket “Open Balkan”, kemi opinione të ndryshme por kjo nuk na pengon në bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve. Unë mund të them se Kosova është e pavarur dhe i ka qëndrimet e veta”, tha Zaev.

Lidhur me nismën ‘Open Balkan’ , Kurti deklaroi se vendi është i hapur ndaj bashkëpunimeve rajonale, por që janë iniciativa të Bashkimit Evropian.

“Ne dëshirojmë sa më shumë bashkëpunim dhe zbatim të marrëveshjeve në aspektin bilateral me Maqedoninë e Veriut, jemi të orientuar kah e ardhmja e për neve e ardhmja është Bashkimi Evropian. Pra BE është fati ynë, anda edhe si republikë e Kosovës ne i mbështesim iniciativat rajonale që janë nga Bashkimi Evropian . Asnjëra nga marrëveshjet e nënshkruara nuk mund të cenohen në zbatim pavarësisht dallimeve që mund të kemi”, tha Kurti.

Në kuadër të takimit të përbashkët mes dy qeverive, u nënshkruan edhe 11 marrëveshje të reja.

“Mbajtëm mbledhjen e përbashkët e cila është shprehje e vullnetit për të shënuar një etapë të re të bashkëpunimit të ndërsjellë.  Deri tani kemi pasur 42 marrëveshje, sot nënshkruam 11 marrëveshje bashkëpunimi në ekonomi, bujqësi, turizëm, siguri, kontrollin e transportit hekurudhor, lidhjen e Brezovicës me Kodrën e Diellit, bashkëpunimi ndërkufitar”, tha Kurti.

 

Të fundit