Flash News

Rajoni

Osmani njofton takimin mes Kurtit dhe Vuçiçit

Osmani njofton takimin mes Kurtit dhe Vuçiçit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se gjatë këtij me shumë gjasa do të zhvillohet një takim mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Ky takim ishte kërkuar dhe paralajmëruar nga zyrtarët e BE-së për dialogun më herët. Mbetet për t’u parë nëse do të jetë një takim i suksesshëm, pasi i fundit që ishte rreth dy muaj më parë nuk prodhoi progres.

Deklarata e Osmanit erdhi nga Sllovenia, ku u takua me homologun, Borut Pahor. Presidentja e Kosovës u shpreh se shpreson se liberalizimi i vizave për Kosovën të ndodhë nën presidencën çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian.

 

Të fundit