Flash News

Rajoni

Pacienti i vë flakën pavijonit, një viktimë dhe 20 të bllokuar në spitalin COVID në Greqi

Pacienti i vë flakën pavijonit, një viktimë dhe 20 të

Reparti i COVID në një spital në Greqi, është përfshirë nga flakët. Si pasojë, një pacient ka humbur jetën, një tjetër ndodhet në intubim dhe 4 të tjerë kanë marrë djegie të rënda.

Drejtori i klinikës ka raportuar, sipas Prothothema, se shkaktar i zjarrit ka qenë një pacient i cili ka qenë i infektuar me koronavirus.

Forcat zjarrfikëse kanë ndihmuar në evakuimin e pacientëve dhe personelit mjekësor. 35 pacientët u transportuan në mënyrë të sigurt në dhoma të tjera të të njëjtit spital.

Sipas dëshmive të pacientëve, diçka si një shpërthim është dëgjuar nga celulari i një pacienti para se të shpërthejë zjarri. Sipas drejtorit të klinikës, lëvizja e pacientit nuk është kapur në kohë dhe zjarri është përhapur me shpejtësi në godinën trekatëshe, ku po trajtohen 20 pacientë të sëmurë rëndë me koronavirus.

Të fundit