Flash News

Rajoni

Pak para ndeshjes me Shqipërinë, priten rreth 200 tubime në Serbi

Pak para ndeshjes me Shqipërinë, priten rreth 200 tubime në Serbi

Në Serbi, këtë të shtunë do të ketë rreth 200 tubime të organizuara, në një kohë kur pritet dueli me Shqipërinë në Leskovc.

Qendra për Stabilitet Shoqëror dhe lëvizja “Građani protiv blokada” organizon këto tubime në vende si Subotica, Beograd, Novi Sad, Kragujevc, Nish, Kruševcin, Zrenjaninin apo edhe Kraljevon.

Tubim pritet edhe në vendin ku do luhet ndeshja me Shqipërinë.

Kujtojmë se tubimet organizohen në mbështetje të serbëve në Kosovë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç njoftoi më parë se këto protesta vijnë si shenjë kundërshtimi ndaj bllokadave dhe dhunës, por edhe si një mbështetje e fortë për ta.

Të fundit