Flash News

Rajoni

“Para të kuqe gjaku”, Guardia di Finanza i gjen kasafortën me 360 mijë euro bosit të Ndrangheta’-s, ku e kishte fshehur

“Para të kuqe gjaku”, Guardia di Finanza i gjen kasafortën

Guardia di Finanza i Crotone ka mundur të sekuestrojë një shumë prej 360 mijë eurosh në vilën e bosit të mafias ‘Ndrangheta’ Alfonso Mannolo, i familjes MANNOLO-TRAPASSO-FALCONE-ZOFFREO, me aktivitet në komunën San Leonardo di Kutro për llogari të të cilit, vepronte sipërmarrësi italian Antonio Gallo.

Sipas mediave italiane, Gallo është arrestuar gjatë operacionit të koduar “Basso profilo” dhe i akuzuar për aktivitet kriminal mafioz, pastrim parash, mashtrim fiskal , kompani fiktive me pronarë dhe disa shtetas shqiptarë.

Bosi mafioz Alfonso Mannolo është arrestuar pak kohë më parë dhe operacioni i fundit i koduar “Para të kuqe gjaku” ka çuar në zbulimin e kasafortës ku ai kishte fshehur rreth 360 mijë euro të fituara nga aktiviteti kriminal me aktivitetete të trafikut të narkotikëve.

Kasaforta u gjet në brendësi të murit të një vile në zotërim ta familjes mafioze. 

Mafiozi Alfonso Mannolo konsiderohet si një nga bosët kryesor të Ndranghetas kalabreze. Emri i tij është përfshirë në dosjen hetimore e në përgjimet e antimafias italiane në operacionin “Basso Profilo”.

Të fundit