Flash News

Rajoni

Paralajmërohet shpërthim me eksploziv në Tivar

Paralajmërohet shpërthim me eksploziv në Tivar

Një person ka tentuar të marrë peng filialin një banke në Tivar të Malit të Zi. Mediet vendase shkruajnë se personi në fjalë ka kërcënuar se do të shpërthejë një sasi eksplozivi.

Ai kishte vendosur më parë në një filial banke mbishkrimin “Kthejini paratë që u vodhët punëtorëve të Primorkës”. Nga Qendra Operacionale e Komunikimit të Drejtorisë së Policisë kanë konfirmuar për “Vijesti” se mëngjesin e sotëm janë njoftuar se një person kërcënonte se do të aktivizonte një mjet shpërthyes.

Është evakuuar ndërtesa në të cilën ndodhet dega, si dhe ndërtesat e banimit në afërsi. Në vend ndodhet edhe një zjarrfikës.

Një gazetar i TV Vijesti nga vendi i ngjarjes tha se janë bërë disa përpjekje për të negociuar me burrin për të hequr dorë nga qëllimi i tij, por deri më tani pa sukses dhe se anëtarët e familjes së tij të ngushtë po vijnë.

Të fundit