Flash News

Rajoni

Paralajmëron analisti serb: Veriu i Kosovës mund të ndezë konflikte në 3 shtete

Paralajmëron analisti serb: Veriu i Kosovës mund të ndezë

Analisti serb, Dushan Janjiç ka paralajmëruar se ekziston një “situatë urgjente” në veri të Kosovës që mund të “ndezë automatikisht konfliktet në Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi”.

Ai thotë se “aktualisht është një zjarr i vogël që mund të shuhet me pak rërë, por atë rërë nuk e shohim askund”. Analisti ka thënë për “N1”, se situata në veri “është një zhvillim absolutisht i pritshëm dhe është paralajmëruar që nga tetori i 2021”.

Ai ka kritikuar zyrtarët serbë për deklaratën se po mendohet kthimi i ushtrisë serbe në Kosovë.

“Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petkoviç i hedh benzinë zjarrit që tashmë është ndezur. Njerëz të tillë duhet të largohen urgjentisht, sepse po bëjnë punën e gabuar me paraqitjet e tyre. Është e gabuar në këtë moment, ndërkohë që lufta në Ukrainë po vazhdon dhe Serbia është gjithnjë e më e izoluar, që NATO duhet të ndërhyjë.

Duhet të bëhet një bisedë racionale mes Vuçiçit, Kurtit, NATO-s dhe Grupit të Kontaktit, të cilët aktualisht janë në gjumë. Bashkimi Evropian diçka po aktron. Është një situatë shumë urgjente dhe rajonit mund t’i vihet flaka. Prandaj meriton më shumë vëmendje”, ka thënë Janjiçi.

Të fundit