Flash News

Rajoni

Parashikimi i Gjukanoviç: 4 shtete, përfshirë edhe Kosovën do të zhdukeshin nëse Ballkani i Hapur merr jetë

Parashikimi i Gjukanoviç: 4 shtete, përfshirë edhe Kosovën

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka bërë një parashikim të frikshëm për mënyrën se si do të përfundojnë disa shteteve të rajonit nëse Ballkani i Hapur merr jetë.

Në një intervistë për “Vovodina Autonomija”, Gjukanoviç ka paralajmërua se shtete si Kosova, Mali i Zi, Bosnjë Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut, do të “zhdukeshin”.

Gjukanoviç e cilësoi projektin e “Ballkanit të Hapur” si “shumë kontrovers”, sepse tha se është skenar alternativ për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor jashtë Bashkimit Evropian.

“Ne nuk kemi nevojë për këtë, ne kemi nevojë për anëtarësim në BE. Ata që nuk e shohin rajonin tonë në Evropë, nuk shohin as demokraci multietnike në Ballkan. Atyre u pëlqen ideja e ndryshimeve të kufijve, homogjenizimi etnik dhe fetar brenda shteteve të zgjeruara.

Si zakonisht, çdo gjë nis tradicionalisht nga pala serbe, kësaj radhe ‘bota serbe’. Dhe kjo vazhdon automatikisht me të njëjtët zullumqarë të shtetit të madh”, tha Gjukanoviç.

Të fundit